Surprise Me!

“Maratona e Këngës” ndez Gjirokastrën

2017-07-17 3 Dailymotion

Gjirokastra ka qenë qyteti i radhës që ka pritur "Maratonën e Këngës" në fundjavë.

Spektakli që shoqëroi mbrëmjen, përkoi me ditën e UNESCO -s, pasi 12 vjet më parë ky qytet ka patur fatin për t'u bërë pjesë e kësaj trashëgimie dhe qysh atëherë, qytetarët gjejnë mënyrën më të bukur për ta festuar.

Janë rikthyer pas disa vitesh dhe artistët e "Maratonës së Këngës", pikërisht aty ku janë ndarë edhe për herë të fundit, në Bashtën e Teqesë.

Këtë herë, edicioni i 9 i Maratonës, ka sjelle para gjirokastritëve emra të njohur nga gjithë Shqipëria, duke filluar.

Të rinj edhe të moshuar, secili sipas preferencave e shijeve muzikore, nuk ka rreshtur se kënduar e së kërcyer asnjë moment, si vallet popullore ashtu edhe ritmet moderne.

Një përshendetje speciale për spektatorin gjirokastrit, ka dhënë dhe kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami.

Një publik që është mësuar me jehonën e këngëve të Festivalit Folklorik, është argëtuar edhe këtë herë deri vonë, i mbërthyer para skenës së Maratonës, duke ndjekur hitet e reja muzikore, për t'i dhënë freski qytetit në një natë të nxehtë vere.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon